Për momentin tetë të arrestuar, hetimi për drogën në Haraçinë vazhdon

Tetë persona janë arrestuar në aksionin policor në Haraçinë për marihuanën e vjedhur. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot zbuloi se hetimi është zgjeruar dhe se aksioni në Haraçinë ka qenë i gjerë dhe kompleks. Megjithatë, Spasovski nuk dëshironte të zbulonte më shumë detaje.

“Hetimi është duke vazhduar dhe ne jemi duke punuar në këtë. Kështu që nuk mund ta shpalosim detaje të hetim përmes mediave, ju lutem. Lërini kolegët të përfundojnë dhe kur të kemi të gjitha të dhënat për të publikuar, këtë do ta bëjmë. Ne nuk duhet ta dëmtojmë hetimin në këtë periudhë, mendoj se nuk do ta arrijmë qëllimin. Qëllimi ynë është të përfundojmë hetimin për të siguruar provat, ata që janë përgjegjës për të mbajtur përgjegjësi. Pra, le të jemi të kujdesshëm dhe të durueshëm”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Nuk ka informacion se sa marihuanë u gjet në Haraçinë. Të premten në mëngjes në fshatin Josifovo, afër dy tonë marijuanë të ngarkuara në një kamion u vodhën nga depoja e një kompanie prodhuese./Alsat/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme