Dhuna e policisë ndaj gazetarit, reagojnë shoqatat e gazetarëve: Të vihen para drejtësisë efektivët

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë kanë reaguar të indinjuar për sjelljen e dhunshme të policisë ndaj gazetarit Xhoi Malësia të OraNews.

Përmes një reagimi, i kërkojnë drejtuesve të policisë së shtetit dhe atyre të komisiariatit numër 2 identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të efektivëve që dhunuan dhe penguan gazetarin Malësia të kryejë detyrën.

Reagimi i plotë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin indinjatën për sjelljen e dhunshme të policisë ndaj gazetarit Xhoi Malësia të RTV ORA. Kolegu Malësia është penguar, dhunuar fizikisht e më pas shoqëruar në polici, teksa raportonte mbrëmjen e datës 10 Dhjetor 2020, mbi përplasjen mes protestuesve me policinë gjatë protestave, që po zhvilloheshin në kryeqytet pas vrasjes së një 25 vjecari nga një efektiv policie.

Kjo dhunë policore ndaj një gazetari në krye të detyrës edhe është vetëprezantuar me zë të lartë e në mënyrë të përsëritur, është një sjellje e papranueshme dhe jo e re ndaj gazetarëve. Denoncimet e rasteve të tilla nuk kanë gjetur reflektim nga kupola drejtuese e policisë së shtetit, duke bërë që ato fatkeqësisht të përsëriten. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, i kërkojnë drejtuesve të policisë së shtetit dhe atyre të komisiariatit numër 2 identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të efektivëve që dhunuan dhe penguan gazetarin Malësia të kryejë detyrën.

Kjo sjellje e padenjë nga ana e uniformave blu duhet të ndalet edhe ndaj cdo punonjësi të medias që thjesht bën detyrën e tij në terren. Eshtë një ndërhyrje dhe pengim flagrant i të drejtës së raportimit dhe informimit të publikut e fjalës së lirë, themele të shtetit të së drejtës, që duhet të garantohen edhe nga policia e shtetit. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë mbështesin dhe nxisin cdo gazetar në vend, që të mos dekurajohet nga ngjarje të tilla, por të vijojë të kryejë me përkushtim e profesionalizëm misionin informues në shërbim të publikut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme