Ministri i punëve të brendshme Oliver Spaskovski në emisionin Click Plus të TV21 tha se legalizimi i marihuanës, për momentin është vetëm një ide.
“Unë mendoj se duhet t’i mbledhim të gjitha mendimet, çka është ajo që do të fitojmë dhe çka do të humbim. Ne vetëm e kemi hapur si debat për të parë mendimet e opinionit” – tha Spasovski.
Ndryshe më herët kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se marihuana mund të legalizohet në Shkup dhe Ohër me qëllim të zhvillimit të turizmit.