Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e së martës, për herë të tretë, familjen Rasha në kryeqytet.
Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës.
Kurse, nga ana tjetër, vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha nuk pranuan të flisnin për kamerat. Megjithatë, ABC raporton se ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension.
Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta marrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje”.
© SYRI.net