Dy persona janë gjetur të vrarë në një shtëpi në Prizren. Dyshohet se personat që janë babë dhe bijë janë vrarë nga arma e zjarrit. Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka dhënë detaje shtesë.
Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Durmish Asllani’ në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë Kelani
Në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, edhe Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit.
“Ka ndodhur një rast tragjik, ku në një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësitet tjera relevante kane dal ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë kryeprokurori Shala. /Kosovapress