Zbulohen detaje të reja nga gjetja e 2 trupave brenda 3 valixheve në Itali të cilët dyshohen se ishin një çift shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho.
Sipas mediave italiane, policia është vendosur në kërkim të një valixhe të katërt në zonën ku gjetën të parat, kjo pasi mungojnë disa pjesë nga trupi i tyre.
Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj ndërkohë që mungojnë gjymtyrët e poshtme të burrit. Policia po kontrollon të gjithë zonën me qentë e specializuar për kërkime.
Mësohet se ajo është rrahur barbarisht ku kishte shumë hematoma në fytyrë dhe shumë kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë siç është raportuar dhe ditën e djeshme, burri ka pasur një çarje në fyt.
© SYRI.net