Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “dhunë në familje” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se femra e dëmtuar ka raportuar se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet nën hetime.