Instituti Ndërkombëtar i Medias dënon ndalimin dhe dhunimin e gazetarëve nga policia në Shqipëri.
Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, ka reaguar për dhunën ndaj gazetarëve nga Policia e Shtetit gjatë protestave në Tiranë. “4 gazetarë janë ndaluar të bëjnë punën e tyre gjatë protestave. Turp për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!”, – shprehet Ricardo Gutiérrez në një reagim në rrjetet sociale, teksa vlerëson qëndrimin e organizatave ndërkombëtare të mediave dhe atyre në Shqipëri kundër dhunës ndaj kolegëve të tyre në Shqipëri.
Ricardo Gutiérrez ka vlerësuar dënimin e dhunës nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë. Federata Europiane të Gazetarëve cilësohet si një nga organizatat kryesore për lirinë e medias dhe përfaqëson 320 mijë gazetarë në më shumë se 45 vende të botës.