Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kapin e refugjatëve Kara Tepe në Mytilene të Greqisë, ku një vajzë tre –vjeçare është përdhunuar dhunshëm.
Sipas mediave greke, vajza bashkë me prindërit nga Afganistani që kishte kërkuar azil, u gjet pa ndjenja në baltë.
Vajza e vogël kishte gjakderdhje dhe, sipas diagnozës së parë të mjekëve që ishin në kamp, fëmija u përdhunua.
Ajo është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Mytilene, për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa policia ka nisur hetimet në kamp.