Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, që dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, i cili theksoi në një postim në “Twitter” se do t’i dërgojë presidentit për dekretim emrin e Bledi Çuçit, si ministër i Brendshëm.
I ftuar në “Spotlight” nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Poli Hoxha u shpreh se Çuçi është një ushtar i bindur i kryeministrit Rama. Sipas tij, këto vite ai ka krijuar perceptimin dhe ashtu rezulton të jetë, si një njeri i afërt përtej marrëdhënieve institucionale me kreun e qeverisë.
Tani është rikthyer një shqetësim i fortë brenda, por edhe nga ndërkombëtarët. Në një raport të fundit të GRECO thuhej, se është rritur në mënyrë shqetësuese politizimi te Policia dhe kjo ndodh edhe nëpërmjet rolit të ministrit. Çuçi, si profesion është jurist, edhe unë do të doja një jurist në atë pozicion. Por Çuçi nuk i përket fare Partisë Socialiste dhe ka që në vitin 2013-ën që ka mbjellë perceptimin e një individi, si mik personal dhe njeri i ngushtë pa kushte i kryeministrit”, komentoi Hoxha
© SYRI.net