Pak kush e mban mend që para se të emërohej Ministër i Brendshëm, Sandër Leshaj nga PS dhe Edi Rama, vetëm disa vite më parë kishte qenë i “dëgjuari” i Sali Berishës.
Ndaj Almakos risjell në vëmendje se Sander Leshaj, më datë 23 Janar të vitit 2011 fill pas protestave të opozitës, kishte përgatitur në hollësi planin e shpërndarjes se ushtrisë dhe marrjen nën kontroll të institucioneve.
Ai në atë kohë ishte zëvendës komandant – gjeneral i ushtrisë së Shqipërisë, dhe në foton e siguruar nga Almakos mund të shihni qartë se si Leshaj, i prezantonte Sali Berishës planin për t’i shpartalluar protestat e opozitës së atëhershme, të organizuara nga PS-ja.
Para 10 viteve kur Sander Leshaj ishte gjeneral i emëruar nga PD e luftonte PS-në, ndërsa deri ditë më parë Leshaj protestuesit e rinj rrugëve të Tiranës bashkë me policët i trajtontë si “rrugeçër” me gaz lotësjellës e dhunë.
Duket se Leshaj në një pikë është i pakompromis sipas analistëve dhe ka qëndruar besnik: gjithmonë mbeti duke luftuar opozitën prej pozicioneve të ndryshme në pushtet!/Almakos