Në Vushtrri është arrestuar një i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, dhunim, ndërprerje të palejuar të shtatzënisë dhe sulm seksual, por i njëjti është liruar me procedurë të rregullt.
I dyshuari është arrestuar pas hetimeve të policisë, ndërsa prej tij janë sekuestruar prova materiale një telefon mobil dhe dy Micro SD Card-a.
Por, çuditërisht i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
Policia nuk ka detajizuar informacione lidhur me rastin në fjalë.
© SYRI.net