Pandemia nuk i ka ndalur kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës të kthehen për festat e fundvitit në vendlindje.
Gazeta Infokus ka mësuar se vetëm brenda dy ditëve në Kosovë nga kufijtë tokësorë kanë hyrë rreth 56 mijë e 655 bashkatdhetarë, pa llogaritur edhe ata që kanë udhëtuar me aeroplan.
Ndërsa po në këtë ditë në vend kanë hyrë 11 mijë e 586 vetura e 243 autobusë, shkruan Gazeta inFokus.
E me 19 dhjetor sipas këtyre të dhënave nga Policia në Kosovë kanë ardhë 26 mijë e 83 persona me 10 mijë e 548 vetura e 216 autobusë.
Ardhja e tyre ka ngjallur shumë reagime.
Shumë zyrtarë shtetërore i janë gëzuar ardhjes së bashkatdhetarëve duke i uruar mirëseardhje në vendlindje e duke deklaruar që kjo do të ndihmojë ekonominë e Kosovës, mirëpo nuk kanë munguar edhe rastet e madje kanë qenë të shumta që nuk e kanë mirëpritur këtë lajm.
Kjo për shkak të virusit COVID-19 dhe frikës se do të rritet numri i të infektuarve dhe që spitalet në Kosovë nuk do të mund të përballojnë gjendjen e cila mund të krijohet./Gazeta inFokus/