Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës vizitojnë Tiranën, nuk takohen me Edi Ramën!

Dje isha prezent në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, me rastin e ndarjes së Titullit të lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” për veprimatarin nga Lugina e Preshevës z. Muharrem Salihun.

Gjatë kësaj ceremonie pata nderin dhe kënaqësinë të takohem me presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, ku së bashku me z. Salihun dhe me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Nagavci. Biseduam me krerët shtetëror për problematikën kryesore në Luginë, atë të shlyerjes së vendbanimeve të shqipëtarëve.

Gjatë këtij takimi kërkova që po bie këmbana e fundit që problematika e shqipëtarëve të Luginës së Preshevës të trajtohet si agjendë shtetërore e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e jo që kjo problematikë të përdoret vetëm për konsum politik ditor për parti të caktuara.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, përgjatë agjendës së vizitave me krerët institucional e politik të Republikës së Shqipërisë pata një takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha si dhe me Kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizin dhe znj. Mesila Doda, ish deputete në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Me z. Basha theks të veçantë pati trajtimi i të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ku u bisedua hapi i rradhës që do të ndërmarrë Shqipëria për adresimin e të drejtave të shqiptarëve pranë OSBE-së.

Takimet i kemi përmbyllur në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku së bashku me ambasadorin sh.t.z. Nait Hasani, vizituam Galerinë e fotografive të periudhës së luftës së UÇK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme