Vjosa Osmani shkarkon Konsullin e Kosovës në Tiranë, ja arsyeja

Shkarkohet Konsulli i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqi.

Raportohet se konsulli është shkarkuar nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani, pak ditë më parë.

Mësohet se Krasniqi është shkarkuar pasi akuzohet për dhunë ndaj punonjësve në konsullatë.

Më herët Halim Krasniqi është përballur me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij. Punonjësja e Konsullatës do të ankohej se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.

Vendimi për tërheqjen e Krasniqit ishte marrë ishte marrë në 30 mars të këtij viti nga ish-ministri në qeverinë e Vetëvendosjes Glauk Konjufca. Por presidenti Hashim Thaçi refuzoi ta dekretojë tërheqjen gjatë kohës së Konjufcës, por edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisë.

Në fillim të shtatorit Thaçi firmosi dekretin nëpërmjet të cilit i vazhdohet mandati edhe për katër vjet të tjerë konsullit të përgjithshëm në Tiranë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme