Vrasësja Elona, e zgjuar djallëzore dhe gënjeshtare e lindur

E dashuruar pas dy qenve të saj, Letty e Toretto, e duke gjykuar nga emrat e tyre edhe pas filmave Fast and Furious.

Pastaj faqe të tëra precedentësh penalë që shfaqin një prirje të spikatur për gënjeshtra, nga ato kriminalet. Mashtrime, zëvendësim personi, madje edhe një proces për falsifikim.

Kishte vjedhur një vulë nga kancelaria e prefekturës së vjetër të Empolit dhe firmoste vetë dokumentet, urdhra e heqje sekuestrimesh, sigurisht çdo gjë në favor të saj.

Por këtë herë, fjalët pa fund, pamja aspak banale dhe tërheqja prej gruaje të zgjuar, befas nuk kanë bërë punë. Koha ka ndryshuar për shqiptaren Elona Kalesha, lindur në Durrës 36 vjet më parë, prej shumë vitesh në Itali, ku ka edhe prindërit, banues në Empoli.

Në pak orë, koha u shndërrua në stuhi, që dje në mëngjes, kur karabinierët u paraqitën në Poggetto, ku bënte jetën e re, për ta ballafaquar me realitetin. Është ndaluar me akuzën për vrasje të dyfishtë, për përdhosje të kufomave të prindërve të ish të fejuarit, Taulantit, të cilat, sipas mjekëve ligjorë i ka prerë me sharrë.

Në fund i ka hedhur në fushat e Solliçianos, pranë vendit ku shëtiste qentë, pranë vendit ku ish i fejuar-i denoncuar shumë herë për dhunë prej saj-ka kaluar ca kohë pas hekurave. Edhe ajo vetë i kishte shijuar burgjet, ndonëse jo së fundmi, por që dje është sërish brenda.

Motivi i ndalimit nga gjyqtarja Ornella Galeotti ishte edhe vetë ajo, me mashtrimin e kujt kërkonte të vërtetën, duke i çuar dyshimet larg vetes.

Djallëzorja Elona tani mund të tregonte gjithçka, nëse e kishte kryer vetë apo kishte thjesht rol anësor në ‘punën’ e bërë nga të tjerë. Por, ajo vendosi të heshtte, me shumë mundësi e këshilluar nga avokati i saj Federico Febbo.

Strategjia është e qartë, të presë për të parë fillimisht se çfarë do të zbulohet në shtëpinë në rrugën Fontana, ku karabinierët po kërkojnë me luminol, kimikat që mund të zbulojë gjurmë që para pesë vjetëve.

Koha dhe mendja prej protagonistësh të filmave amerikanë që i shihte shtrirë në krevat përqafuar me qentë, janë aleatët e saj. Por mund të mos mjaftojnë këtë herë. Ka pasur fatin që procesverbali kyç që mund të fuste hetuesit në rrugën e duhur, pesë vite më parë kishte një gabim drejtshkrimor.

Kaledha (në vend të Kalesha) ishte qiramarrësja e asaj shtëpie ku disa banorë ende kujtojnë erën e rëndë të atyre ditëve. Ajo u largua me shpejtësi, duke lënë pas gjurmë gjaku.

Pronarja besonte se Elona fshihte ndonjë abort, pasi i kishte thënë se kishte një shtatëzani në rrezik, të cilën e ndiqte në Careggi. Për të përligjur njollat kishte përdorur një nga djallëzitë e saj.

‘Ankoheshin sepse kisha disa qese me mish të shkrirë që ishte prishur e rridhnin gjak’. Firma e pastrimit zhduku gjithçka. Por ajo e kaluar tani ngre kokë përsëri, me një duhmë më të rëndë se kurrë.

/Lanazione.it-Përgatiti: SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme