Tërmeti/ Erdogan: Po ndërtojmë për vëllezërit shqiptarë

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse në nisje të ceremonisë për punimet për ndërtimin e 522 banesave në Laç .

Kujtojmë që këto 522 banesa do të financohen nga Turqia, e që do të kapin një vlerë rreth 42 milionë euro.

Ndërkaq në një videomesazh Presidenti turk ka përcjell disa mesazhe. Sipas Erdogan shtëpitë do të shërbejnë si miqësi e re mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Ju përshendës me ndjenjat më të përzemërta.Përmes jush përshëndes përzemërisht Shqipërinë dhe vëllezërit shqiptarë. Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Pas tërmeteve që ndodhën në Shqipëri i mobilizuam menjëherë mundësitë tona. Ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare, po ashtu pas katastrofës në nëntor morëm vendim për të ndërtuar shtëpi për vëllezërit shqiptarë.

Në korrik nënshkruam memorandumin dhe sot po hedhim themelet për këto banesa për vëllezërit tanë. Projekti përfshin 522 banesa dhe do të kushtojë 42 milionë euro. Shtëpitë do të shërbejnë si miqësi e re mes Shqipërisë dhe Turqisë. Shpresoj që fazën e parë ta përfundojmë sa më shpejt dhe t’ua dorëzojmë vëllezërve tanë shqiptarë.

Shpresoj mëshirën e Zotit për vëllezërit shqiptarë që humbën jetën. E lus Zotin të na mbrojë. E ndoqa fjalën e kryeministrit shqiptar, e falenderoj. Uroj që shtëpitë e ndërtuara për banorët e Laçit të jenë të dobishme dhe të hajrit. Uroj që të jetoni në paqe dhe shëndet në këto shtëpi dhe ju uroj vitin e ri që po afron, ju përshëndes, ju uroj shëndet” tha ai./Opinion.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme