Deputeti i Vetëvendosjes: Qeveria Kurti 2 po vjen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu ka reaguar pas vendimit të Gjykatëse Kushtetuese.

Kryeziu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese më në fund vendosi që parimi fundamental i demokracisë kushtetuese, sundimi i ligjit, të respektohet, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, Kosovës i nevojitet Qeveria Kurti 2 për ta ç’liruar nga korrupsioni e krimi, dhe për t’ia kthyer dinjitetin e merituar qytetarit dhe të ardhmes së tij.

Postimi i plotë:

Kur pushteti i kthehet popullit, e ardhmja e vendit mbushet me shpresë. Gjykata Kushtetuese më në fund vendosi që parimi fundamental i demokracisë kushtetuese, sundimi i ligjit, të respektohet.
Kosovës i nevojitet Qeveria Kurti 2 për ta ç’liruar nga korrupsioni e krimi, dhe për t’ia kthyer dinjitetin e merituar qytetarit dhe të ardhmes së tij. Qeveria Kurti 2 po vjen, kurse në zgjedhjet e reja Lëvizja po bëhet forca politike që shënon një fitore historike në Kosovë. Urime Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme