“Simboli i ujkut” — Trajnimi unik i FSK’së në kushte ekstreme atmosferike

Ky trajnim tre javor është njëri ndër trajnimet më të avancuara dhe sfidues për pjesëtarët e FSK-së.

Në shikim të parë për shumë kë iu ngjason me ndonjë skenë të filmit.
Madje edhe emri i këtij trajnimi duket asisoj.

Por, “Simboli i Ujkut” është një trajnim shumë i vështirë të cilin e praktikojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë ushtrim e ka zbatuar së fundmi Njësiti i Komandës së Forcave Tokësor, që funksionon në kuadër të FSK-së.

Se për çka bëhet fjalë tregon vet shefi i këtij trajnimi, toger Shkelzen Dragusha.

Ky trajnim parashihet si trajnimi më i avancuar dhe sfidues për pjesëtarët e FSK-së.

Ku nëpërmes tij kërkohet nga ta bashkëpunim ekipor për të arritur me sukses përfundimin e trajnimit.

Por cilat janë rezultatet e këtij trajnimi?

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është përgatitja maksimale e pjesëtareve në kushte të vështira atmosferike.

E për tu përgatitur sa më mirë, duhen të kalojnë në shumë sfida të vështira.

Sfidë në vete janë edhe peshat e rënda me të cilat pajisen pjesëtarët e FSK-së, si dhe presioni që marrin nga udhëheqësit e trajnimit.

Madje këtu nuk mungojnë as këngë për ngritje të motivit,

Në fund të trajnimit nuk mungon edhe përkujtimi i atyre, që pa ta nuk mund të ekzistonte edhe vetë FSK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme