Ne Malin e Zi ka filluar një fushatë arrestimesh të zyrtarëve të lartë që nën qeverisjen e partisë së, Milo Gjukanovic ka kryer një sërë shkeljesh ligjore.
Zv.Kryeministri, Dritan Abazovic ka paralajmëruar se ‘dora e ligjit’ do të jetë e ashpër me këdo që ka kryer shkelje, duke mos përjashtuar as arrestimin e vetë Gjukanovicit nëse do të dalin në dritë fakte që ai ka abuzuar me pushtetin.
Policia malazeze arrestoi drejtorin e Administratës së Patundshmërive të Malit të Zi, Dragan Kovacevic, nën dyshimin se ishte udhëheqësi i një organizate kriminale në të cilën Ana Lakicevic, kreu i Njësisë Rajonale të Tivat të asaj administrate, dhe Krsto Pavicevic, një topograf dhe përfaqësues i autorizuar i Geo-arch.
Abazoviç vlerësoi veprimin e shpejtë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke kujtuar se qeveria e re premtoi një luftë vendimtare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Unë mendoj se do të befasoheni shumë shpejt nga rastet e reja, të cilat duhet të shohin dritën e diellit”
Abazoviç shtoi se Qeveria nuk do të tolerojë asnjë ligësi dhe do të drejtojë gishtin tek kushdo që është i korruptuar,
Në lajme të tjera, Kryeministri malazes Zdravko Krivokapic tha në një intervistë me NIN se Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç do të ndiqej penalisht nëse kishte prova ose, siç tha ai, nëse ato “gjendeshin në materiale që do të gjenden herët a vonë”.
© SYRI.net