“Rama, trafikant deti”/ Vasili: Kërkon t’i japë Greqisë atë që ajo nuk e mori dot me asnjë Kryeministër tjetër shqiptar

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me 8 pyetje në lidhje me çështjen e detit, ku Greqia zyrtarizoi zgjerimin me 12 milje.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se Rama po e përdor si alibi Gjykatën Ndërkombëtare për t’i dhënë detin Greqisë.

Vasili garanton se Shqipëria nuk do e humbë detin e saj pasi shqiptarët dinë ta mbrojnë dhe do e dënojnë veprimin e Ramës.

Reagimi i Vasili

Trafikanti i detit Rama do qe ti jape Greqise ate, qe ajo nuk e mori dot me asnje Kryeminister tjeter shqiptar !

Sot edhe shqiptari me i fundit e ka te qarte se qeveria e ketij vendi eshte ne duart me te keqia te nje trafikanti te detit te Shqiperise.

Sot ne krye qeverise eshte nje tradhetar, qe e ben avokatine e Greqise me mire dhe më me merak se Greqia vetë.

Sot ne krye te qeverise eshte nje mashtrues ordiner, qe genjen edhe per ato qe provohen sheshit.

Trafikanti i detit thote se: “Shqiperia dhe Greqia nuk kane arritur asnje marreveshje ndaj do shkojne ne gjyq.

As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë”!

Trafikanti qe shet detin e Shqiperise:

Perse nuk u tregon shqiptareve marreveshjen, qe nuk u arrit me Greqine?

Perse nuk tregon se per cfare nuk u ra dakord?

Perse nuk u tregon se me cfare marreveshje do te shkoje ne Gjykaten nderkombetare?

Perse Greqia per here te pare dhe vetem me kete kryeminister trafikant shpall shtrirjen me 12 milje, qe nuk kishte guxuar ta bente kurre me pare dhe me asnje kryeminister shqiptar tjeter?

Perse nuk i informoi publikisht shqiptaret, qe marreveshja me Greqine deshtoi ashtu sic i njoftoi qe ishte shume afer nje marreveshjeje dhe thuajse gati per tu nenshkruar me kryeministrin grek Tsipras?

Perse nuk njoftoi Presidentin e Shqiperise, qe ka autorizuar dhenien e Plotfuqise per nisjen e negociatave per marreveshjen me Greqine, se marreveshja deshtoi se bashku me arsyet e ketij deshtimi?

Perse trafikanti i detit e ” harroi” dhe nuk e ze me goje më Vendimin e Gjykates Kushtetuese, por ben me nje zell prej bastardi vetem avokatin e Greqise per 12 miljet?

Perse nuk tregon pazarin, qe beri me Greqine ne veren e ketij viti dhe qe i hapi rrugen dekretit grek per 12 miljet, dekret te cilin Greqia nuk kishte guxuar ta nxirrte kurre me pare me ndonje kryeminister tjeter te Shqiperise?

Tradhetia eshte shume e qarte dhe belbezimet prej rrugaçi te dehur te ketij kryeministri trafikant kufijsh nuk e shpetojne dot ate.

Ky bandit politik shkon me iluzionin se do te perdore Gjykaten Nderkombetare si alibi per shitjen e detit te Shqiperise, pasi dihet boterisht qe cdo veprim i ketij ka qene ne dem te interesave kombetare te vendit.

Detin e Shqiperise nuk e shet dot ky trafikant i mjere sepse shqiptaret kane ditur dhe dine ti mbrojne kufijte sic ka ditur tu tregoje shume ashper vendin tradhetareve si puna e ketij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme