Një ditë pas termetit tragjik/ Kështu duket sot Petrinja, qyteti kroat i goditur fuqishëm

Kroacia u godit nga një tërmet i fortë gjatë ditës së martë.

Sipas mediave kroate, në orën 12.19 pasdite, sizmologët regjistruan një tërmet shkatërrues me një epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja – në një thellësi prej 11.5 kilometra.

Fuqia e tërmetit ishte  6.2 ballë e shkallës Rihter.

Por siç raportojnë mediat kroate, në periudhën nga 12.23 deri në 12.58, ndodhi numri më i madh i tërmeteve pasuese, madje 10 – me fuqi më të mëdha se 3 të shkallës Rihter.

Si pasojë e këtyre tërmeteve është raportuar edhe për viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë mediat kroate kanë publikuar pamje që tregojnë se si duket Petrinja, vendi më shumë i goditur dhe shkatërruar nga dridhjet.

Ndërkohë, për tërmete është raportuar edhe gjatë ditës së sotme – rreth orës 6:16 të mëngjesit në Kroaci.

Sipas Shërbimit Sizmologjik, tërmeti i parë ishte me një fuqi prej 4.7 shkallë të Rihter, dhe më vonë 4.8. Pastaj u ndie një tjetër, ai kishte një fuqi prej 3.9 shkallë të Rihter.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme