Pushime tragjike në Pozhoran: vret gruan, 2 djemtë dhe më pas edhe veten!

Mediat kanë publikuar foton e dy të rinjve, viktimë e krimit tragjik dje në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku burri vrau gruan dhe dy djemtë e tij.

Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në Zvicër, ku ata kishin jetuar.

Ata do të niseshin nesër për në Zvicër.

Sipas informatave që deri tash u raportuan, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

E njëjta familje kishte ardhur nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti thanë se babai kishte vrarë së pari njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por që s’ia kishte dalë, më vonë kryefamiljari vrau gruan dhe në fund edhe veten.

Rreth katër orë më vonë, trupat e pajetë të viktimave janë nxjerrë nga shtëpia e tyre, ku edhe gjetën vdekjen. Ata u dërguan për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nënkoloneli i Policisë në rajonin e Gjilanit tha se tri viktima janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa një në kopsht. “Ne tani jemi në procesim në vend të ngjarjes, dhe fokusi është të mbledhim çdo dëshmi fizike me qëllim të kemi një hetim sa më profesional. Po ashtu hetuesit janë në terren për dëshmitarë.

Mund të konstatojmë që 3 viktima janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa një në kopsht.

Ende s’kemi informacione në lidhje me motivimin e ngjarjes. Ne kemi nis intervistimin e dëshimtarëve, por s’kemi detaje rreth deklaratave të tyre. Do të kërkojmë po ashtu bashkëpunim edhe nga shteti evropian ku kanë jetuar”, tha ai për media.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme