Në fshatin Gjurgjedell të Komunës së Kaçanikut një të moshuarës i janë grabitur para të gatshme në vlerë prej rreth 55 mijë euro.
Nga Policia e Rajonit të Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se grabitësit edhe i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës.
“Një të moshuare rreth 60 vjet i janë grabitur para në vlerë rreth 55 mijë euro. Grabitësit e kanë kryer veprën nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikës”, është shprehur përmes telefonit Reka.
“Tek viktima shihen po ashtu lëndime trupore”.