Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Azir. A është ndaluar parmbrëmë nga policia serbe në Novi Sadi, për shkak se siç thuhet nga portalet serbe ka shkaktuar një aksident të rëndë në autostradën E75.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur Sirig, dhe se siç thuhet Policia e Novi Sadit ka thënë për portalin NS se Aziri ngarkohet me vepër të rëndë për rrezikim të sigurisë në komunikacion dhe tejkalim shpejtësie, pasi që nga aksidenti i shkaktuar janë lënduar më shumë persona nga tri makinat e përfshira.
Ndërkohë, priten detaje të reja nga aksidenti dhe nga mbrojtja e shtetasit të Maqedonisë së Veriut. (INA)