Mediumet kroate: Thaçi dhe Hoti krenaria e Serbisë, me një nënshkrim i sollën 1 miliardë dollarë

Votat i marrin prej kosovarëve, por a janë Hashim Thaçi dhe Abdulla Hoti politikanët më të suksesshëm që ka pasur ndonjë herë Serbia? Kjo është dilema që e kanë ngritur disa mediume në Kroaci, në komentet e botuara në faqet e tyre, ku vazhdon të analizohet dhe komentohet marrëveshja e Uashingtonit, Hoti-Vuçiq.

“Asnjë politikan serb deri sot nuk ka siguruar 4 miliardë dollarë për vendin e tij. Këtë e bëri kryeministri kosovar Avdulla Hoti. Ai me një nënshkrim hapi dyert për investime multimiliardëshe amerikane në Serbi, por edhe për përmirësim të marrëdhënieve serbo-amerikane”, shkruajnë mediumet kroate.

Sipas tyre, me meritë të Avdulla Hotit dhe me përkrahje të Hashim Thaçit e Edi Ramës, Serbia papritmas u bë faktor në rajon dhe mik me SHBA-të.

“Në kurriz të Kosovës Serbia tani u bë faktor pozitiv, duke mos pasur nevojë që të heqë dorë nga loja e dyfishtë – edhe me lindjen edhe me perëndimin”, theksojn mediumet kroate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme