Kryeministri Edi Rama reagoi pasi një raport ku thuhet se po largohet masivisht elita e vendit, shkaktoi shqetësim në opinion. Në lidhje me raportin reagoi edhe presidenti Ilir Meta.
Por Rama shkruan se raporti nuk ka lidhje me të.
“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!