Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur dje për herë të parë për krisjen e raportit të saj me Edi Ramën.
Por pse nisi kjo krisje politike mes tyre, cila është arsyeja e vërtetë?! Kryemadhi e ka një përgjigje!
“Që të jemi të sinqertë, unë as nuk jam bashkuar dhe as nuk jam ndarë ndonjëherë me Ramën, si Monikë.
Duhet të kuptojmë dy gjëra; që Monika e ka të panegociueshme marrëdhënien dhe mbrojtjen e krahëve të miqëve të saj. Çfarë dua të them?!
Dua të them që; kur ne bëjmë një marrëveshje për të luajtur në një ekip bashkarisht dhe kur ti shkon dhe bën autogol sepse të ka paguar ekipi tjetër… mua më merr të keqen, nuk ta fal më!
Kështu që, jo vetëm Rama, por kushdo tjetër, duhet të kuptojë që me Lëvizjen Socialiste për Integrim, jo vetëm me Monikën, por me çdo djalë apo vajzë të kësaj partie, nuk mund të thuash që unë jam ekipi yt dhe t’i bësh gol ekipit tënd…”, u shpreh Kryemadhi për ‘Top Albania Radio’.