Ka përshkallëzuar në dhunë policore, protesta e aktivistëve të shoqërisë civile të cilët kundërshtojnë zgjerimin me 12 milje detare të Greqisë në ujërat shqiptare.
Policia ka arrestuar disa prej aktivistëve të cilët po protestonin përballë kryeministrisë.
Shoqëria civile ka zhvilluar një protestë pasditen e sotme për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në hapësirën detare shqiptare.
Sazan Guri ka kërkuar nga qeveria transparencë në këtë proces, ndërkohë që ka shtuar se kjo çështje duhet të diskutohet nga të gjitha palët shqiptare.
© SYRI.net