Një grabitje me armë është rregjistruar gjatë ditës së sotme në Korçë.
Njëri nga grabitësit që u përlesh me kambistin është arrestuar.
Ndëkrohë burime policore nge Korçë bënjë të ditur për Syri.net se është arrestuar një tjetër person që dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjeh e kambistit, Shefqet Muço.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 , në rrugën e “Bilbilave” në qytetin e Korçës. Ndërkohë 10 milion është shuma që dyshohet se autorët ka vjedhur.
I arrestuar i parë aktualisht ndodhet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre.