KKZ Tetovë: Deri më tani kanë votuar 25% e popullatës
KKZ Tetovë sot përsëri ora 13:30 para Komunës së Tetovës ka mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me procesin zgjedhor.
Sekretari i KKZ-së, Nazmi Dauti tha se deri më ora 13, dalja e votuesve ka arritur deri 20.321, ose 25.63%.
Por, situata ndryshon kur behet fjale per vendbanimet me shumice maqedonase. Deri ora 13 në Gjevgjeli ka pasur 42.72% të qytetarëve që kanë votuar. Deri ora 13 në Resnje kanë dalë 32% të qytetarëve. Deri ora 13 në Kriva Pallankë dhe Rankovcë ka pasur 42.72% të qytetarëve që kanë votuar