Sipas informatave të vërtetuara, të lajmëruara nga vëzhguesit dhe zyret rajonale të MOST-it, deri më tani janë vërejtur parregullsitë vijuese nëpër vendvotime:
VV 0473, komuna Mavrovë dhe Rostushë, anëtarë i KZ votuesit të cilët votojnë i evidenton në listë të veçantë dhe i njëjti ia dorëzn personit të paautorizuar.
Në VV 0558, komuna Qendra Zhupë, person i paautorizuar ka hy brenda dhe është paraqitur si vëzhgues partiak, mirëpo nuk ka poseduar akreditim dhe për këtë shkak këshilli zgjedhor e ka larguar nga vendvotimi. Personi ka ngelur prezent para derës së vendvotimit dhe i ka evidentuar votuesit.
Në SHF “Jane Sandanski” në komunën e Qendrës në korridor ka qenë i pranishëm person i paautorizuar i cili votuesve të kombësisë rome iu ka sugjeruar për kë të votojnë. Pas një kohe personi është larguar nga ana e këshillit zgjedhor.
Para VV 0740, komuna Kërçovë, janë të pranishëm persona të paautorizuar të cilët evidentojnë votuesit të cilët hynë në objekt.
Para dy objekteve tjera në komunën e Kërçovës në të cilën janë të vendosura 6 vendvotime janë të pranishëm persona të paautorizuar të cilët evidentojnë votuesit të cilët hynë në objekt.
Para SHF “ Naum Naumovski Borçe” në komunën Gazi Babë në të cilën janë të vendosura 11 vendvotime janë të pranishëm persona të paautorizuar të cilët agjitojnë.
VV 2464, komuna Çuçer Sandevë, person i paautorizuar agjiton para vendvotimit.
VV 0845, komuna Koçanë, 12 votues publikisht kanë votuar duke treguar fletvotimet e tyre.
Raste të fotografimit të fletvotimeve janë të vërejtura në VV 2561, komuna Gjorçe Petrov ku këshlli zgjedhor nuk ka reaguar dhe VV 1644 në komunën Resnje, ku ka pas reagim nga këshilli zgjedhor dhe është bërë procesverbal.
Fotografim të fletvotimit është vërejtur edhe në VV 1612, komuna Konçe, këshilli zgjedhor e ka paralajmëruar votuesin që kjo është e paligjshme.
VV 0882, komuna Çeshinovë-Obeshevë, aktivist i partisë së caktuar politike i cili nuk ka qenë i autorizuar të qëndron në vendvotim nuk ka lejuar që anëtarë i familjes ti ndihmon votuesit dhe atë e ka bërë ai. Anëtarët e këshillit zgjedhor kanë reaguar dhe kanë kërkuar nga kryetari rasti të hyn në procesverbal, pas kësaj aktivisti i është kërcënuar kryetart që nëse e bën këtë do pushohet nga puna.
VV 1152, komuna Staro Nagoriçane, edhe pse person i verbër ka ardhur të voton së bashku me anëtarë nga familja i cili është duhur ti ndihmon, këshilli zgjedhor nuk ka lejuar dhe personit i ka ndihmuar anëtarë i këshillit zgjedhor i propozuar nga parti politike.
VV 1086/1, komuna Kumanovës, pasiqë anëtar i familjes i ka ndihmuar personit të verbër që të voton pa kërkuar leje nga këshilli zgjedhor, anëtar i këshillit zgjedhor e ka anuluar fletvotimin.
VV 1058, komuna Kumanovës, në tre raste kryetari i këshillit zgjedhor nuk ka lejuar që përcjellësi t’ju ndihmon votuesve të cilët nuk mund vetë të votojnë dhe atë e ka bë ai vetë. Të njëjtit i është dhënë vërejtje nga këshilli zgjedhor. Në të njëjtin vend këshilli zgjedhor nuk ka qenë i informuar se posedon dy certifikata nga Lista zgjedhore. 6 persona nuk kanë mund të gjenden në Listën zgjedhore për qytetarë të cilët janë në RMdhe kanë qenë të drejtuar në KKZ. Kur më vonë kanë kuptuar se ekziston edhe një çertifikatë për qytetarë të cilët janë në vend të huaj dhe e kanë kontrolluar, kanë gjetur 3 nga 6 personat të cilëve paraprakisht nuk iu është lejuar votojnë.
Për këtë shkak, përkujtojmë se nëpër vendvotime ka nga dy certifikata të Listës zgjedhore dhe përdersia votuesi nuk mund të gjendet në listën për qytetarë të cilët janë në RM, këshilli zgjedhor duhet ta kontrollon edhe certifikatën nga lista zgjedhore për qytetar të jetojnë në vend të huaj. Përderisa votuesi nuk mund të gjendet në asnjërën listë, duhet të drejtohet në zyrën rajonale të KSHZ që të kontrollon se a mund të voton në atë vendvotim ose është i regjistruar në tjetër.
Në linjën telefonike pa pagesë 080 080 080 dhe në neregulanrosti.most.org.mk 15 qytetarë kanë lajmëruar se nuk mund të gjenden në Listën zgjedhore.
Sipas të dhënave të fituara nga programi PVT (numërimi paralel i votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistike, joehona e votuesve nëpër njësi zgjedhore është:
NJZ 1 – deri në orën 11 – 18,78%, deri në orën 12 – 28,58%, deri në orën 13 – 38,74%
NJZ 2 – deri në orën 11 – 16,98%, deri në orën 12 – 25,27%, deri në orën 13 – 33,41%
NJZ 3 – deri në orën 11 – 20,69%, deri në orën 12 – 30,18%, deri në orën 13 – 39,14%
NJZ 4 – deri në orën 11 – 20,48%, deri në orën 12 – 29,99%, deri në orën 13 – 39,31%
NJZ 5 – deri në orën 11 – 17,54%, deri në orën 12 – 25,81%, deri në orën 13 – 33,87%
NJZ 6 – deri në orën 11 – 10,54%, deri në orën 12 – 17,28%, deri në orën 13 – 24,83%