VIDEO po indinjon grekët: ‘Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve tanë!’

Një video e titulluar “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë”, që po qarkullon në rrjetet sociale në Greqi, ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë në vendin fqinj aq sa disa media greke kanë shkruar se “nëse ajo që po qarkullon në internet korrespondon me realitetin, atëherë armiku qenka brenda portave!”

Indinjata e tyre lidhet me faktin se dy liderët e një skuadre ushtarësh kanë bërë një video ku flasin shqip dhe përshëndesin miqtë e tyre e më pas u tregojnë atyre se si komandojnë të rinjtë grekë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ushtarë grekë apo ndonjë ekip të rinjsh që merren me ndonjë sport.

 Video është publikuar nga Frenkli Myftari dhe një nga mediat jo kryesore të Greqisë, e ka komentuar me paragjykim të fortë, skenën që shihet:
“Nëse ajo që po qarkullon në internet korrespondon me realitetin, atëherë armiku qenka brenda portave. Fatkeqësisht, shqiptarët gjithashtu shërbejnë në ushtrinë tonë, me gjithçka që përfshin. Ata mund të kenë lindur në vendin tonë, por të gjithë e dimë se sa shumë i duan shqiptarët turqit!

Videoja e diskutueshme, e postuar në Instagram, tregon qartë fytyrat e krijuesve të saj. Koha e botimit të tij nuk është njoftuar. Shumë përdorues të internetit pyesin se si është e mundur që dy shtetas të huaj të jenë në radhët e ushtrisë greke dhe të urdhërojnë ushtarë grekë – vazhdon një nga mediat vendas. – Njëri nga dy protagonistët e videos, pasi urdhëron ushtarët të ecin në vend, i fton ata të thërrasin emrin e një personi të famshëm shqiptar.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke u informua  

Nëse videoja nuk është përpunuar dhe çfarë tregon ajo korrespondon me realitetin, atëherë lind pyetja se si Forcat e Armatosura Greke i zgjedhin drejtuesit e tyre.

Sipas informacionit nga thestival, gradat më të larta të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë u njoftuan për publikimin e videos disa orë më parë dhe tashmë ka filluar një proces për të verifikuar se ku është xhiruar dhe nëse personat që paraqiten i përkasin Forcave të Armatosura të Greqisë”, përfundon gazeta greke.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme