Veprime kishtare që përçajnë shqiptarinë

Nga Xhevdet Pozhari

Mediat u morrën veç me fyerjen që Don Fatmir Koliqi i bëri figurës së Anton Çetës.

Por, në thelb ai duke e përmendur sakramentin, ia ka dhënë këtë atribut figurës tjetër – Ibrahim Rugovës.

“Për të respektuar mospëlqimin e vajzave të prof. Anton Çettës dhe pasi kemi hasur në padenjësinë sakramentale të tij, atëherë kemi sjellë vendim që të mos vendoset shtatorja e Anton Çettës”, ka deklaruar sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi.

Definicioni i sakramentit që Ipeshkvia e ka konsiduar si të denjë për Ibrahim Rugovën dhe të padenjë për Anton Çetën: Riti i krishterë (siç është pagëzimi ose Eukaristia) që besohet se është shuguruar nga Krishti dhe që konsiderohet të jetë një mjet i hirit hyjnor ose të jetë një shenjë ose simbol i një realiteti shpirtëror.

Një rit fetar ose respekt i krahasueshëm me një të krishterë.

Nëse 95% e besimtarëve myslimanë në Kosovë do ta përkufizonin Ibrahim Rugovën “vetëm si mysliman”, do të plaste hataja.

Këto përçarje të zyrtarëve të lartë të Kishës, duhet të dënohen veçanërisht nga komuniteti katolik në Kosovë.

Aq sa është madheshtor dhe proshqiptar vendimi i vajzave të Anton Çetës, poaq kundërshqiptare dhe përçarës është vendimi i kishës katolike.

“Mbyllja” e cilitdo personalitet që ka dimension mbarëshqiptar në oborrin e kishës, është veprim që i përjashton shqiptarët e feve tjera dhe që e përçanë kombin tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme