1 deri 5 vite burg për personin që dogji flamurin bullgar

Policia ka identifikuar personit që i vuri flakën flamurit të Republikës së Bullgarisë gjatë karnavalit në Vevçan, njofton Agjencia e lajmeve FLAKA 

“Më 14.01.2021 në ora 15:00 gjatë parakalimit të karnevalit në Vavçan të  rajonit të Strugës, një person pjesëmarrës në karneval mbante një flamur të Republikës së Bullgarisë, i cili pastaj i vuri flakën”, njoftuan nga Policia e Strugës, nga ku thonë që ngjarja është e dokumentuar dhe kundër personit në fjalë do të inicohen masat ligjore.

Ky krim dënohet nga një deri në pesë vjet burg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme