Inskenon kidnapimin e tij për të marrë mijëra euro nga babai, arrestohet 29-vjeçari nga Berova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 29-vjeçarin M.P. nga Berova, për shkak të dyshimit për zhvatje. Ai gjatë ditës së djeshme ka inskenuar grabitjen e tij, për çka deklaroi se e ka bërë për shkaqe financiare. transmeton Alsat.

Respektivisht, babai i tij 57 vjeçar (D.P.) ka raportuar në polici se ka marrë një mesazh nga telefoni i djalit të tij ku kërkohen 10 mijë euro në këmbim të lirimit të tij. Sipas raportimit të 57-vjeçarit, mesazh të njëjtë ka marrë edhe reja M.P. Prokuroria në bashkëpunim me policinë ka marrë në pyetje L.P. vëllain e M.P. dhe gruan e të raportuarit, telefoni i të cilës ishte konfiskuar.

Më vonë, D.P. ka lajmëruar se pasi i ka lënë paratë në lokacionin e caktuar, djali i tij M.P. është kthyer në shtëpi, pas çka ai është thirru në stacionin policor ku edhe ka pranuar veprën penale, ndërsa paratë i janë kthyer babait të tij. MPB njofton se kundër M.P. do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 268 të Kodit Penal.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme