Një djalë i mitur nga Mitrovica ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Mitrovicë.
“Mitrovicë 22.01.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull i Kosovës i mitur raporton se është ngacmuar seksualisht”, ka bërë të ditur Policia.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur Policia.
Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual dhe sulm ndaj personit zyrtar”.