Policia e Ramës fsheh ngjarjen e rëndë/ Djemtë e Tom Doshit dhunojnë moderatorin e TCH

Një ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehur këto ditë nga publiku, për të mbrojtur familjen e mikut dhe aleatit të Edi Ramës në zgjedhje, Tom Doshi.

Burime për Faktor.al kanë bërë të ditur se djemtë e Tom Doshit, i shpallur non grata nga SHBA, kanë përdorur dhunë të fortë fizike kundër njërit nga moderatorët e njohur të ekranit, E. Popi.

 Ngjarja e rëndë ka ndodhur në festën e ditëlindjes së Sara Hoxhës, tek hotel Plaza para 4-5 ditësh. Shkaqet nuk janë të njohura, por djemtë e Doshit njihen për sjellje të dhunshme në grup.
Kanë qenë prindërit e të përfshirëve në sherr ata që kanë ndërhyrë për të mbajtur larg policinë, e cila nuk ka ndërhyrë, megjithëse ka marrë informacion për ngjarjen e rëndë.

Mbyllja e gojës së policisë është një tregues i fortë se Tom Doshi kontrollon çdo segment të shtetit të aleatit të tij Edi Rama. Ata janë bashkë, megjithëse nuk dalin ne publik.

Sara Hoxha, festoi 25 vjetorin e saj të lindjes. Këtë detaj e mësuam nga e motra e saj Sara, e cila i uroi publikisht ditëlindjen gjysmës së saj të zemrës, duke ndarë në InstaStory momente të veçanta me motrën e saj.

/Faktor.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme