Nga Kim Mehmeti
A e keni vërejtur: debatet televizive ne Kosovë u ngjajnë atyre që zhvillohen në ndonjë vend të kërcënuar nga pushtuesit e huaj?!
Është perverse dhe e panatyrshme, por siç duket, disa ‘opinionistë të pavarur’ të Prishtinës, ardhja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i tmerron më shumë se rikthimi i regjimit millosheviqian në Kosovë?!
Dhe e dinin nga vjen e gjithë kjo egërsi te shumica e ‘analistëve’ që me aq urrejtje flasin për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë parti në përgjithësi?
Ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje ‘anale’, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bënë ‘opinionistë’ të pavarur, intelektual e vlerë kombëtarë.
Po pra, tërbimi me të cilin disa ‘analistë’ e sulmojnë kryetarin e VV dhe partinë e tij, buron nga frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës.
Pra e keni vërejtur me çfarë egërsie sulmohet VV, e cila kurrë nuk e ka qeverisur vendin, e me çfarë perversiteti e çmenduria mbrohen sunduesit e mëparshëm që Kosovën e bënë joshtet?!
Andaj mos u besoni atyre që e përbuzin inteligjencën tuaj duke dashur të ju bindin se Kosova nuk është ajo ku ju jetoni, por parajsa ku banojnë zhvatësit e saj!
sakte.net