Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, Tomor Alizoti pohon se 25 prilli nuk do e përcaktojë se a do fitojë e djathta apo e majta, por a do ‘çlirohet Shqipëria nga ‘robëria’ e narkomafias dhe hajdutëve të ‘Rilindjes.
Sipas Alizotit, i cili është drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, ai dhe partia e tij nuk duan pushtet që do u shërbejë pushtetarëve, por duan një Shqipëri që do u shërbejë qytetarëve.
Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Tomor Alizotit.
“Në zgjedhjet e 25 prillit nuk bëhet fjalë a do të fitojë e djathta apo e majta, por a do të fitojë Shqipëria. Në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të përcaktohet se kush do e qeverisë Shqipërinë, por nëse do i kthehet Shqipëria popullit apo do të vazhdojë të mbetet në duart e narkomafias dhe hajdutëve. Andaj ne të PD nuk luftojmë për të marrë pushtet për të na shërbyer neve si pushtetarë, por për të ndërtuar një Shqipëri që do u shërbejë shqiptarëve.”, shkruan Tomor Alizoti./ sakte.net