Kryemadhi takim me gratë në Elbasan: Plani i LSI përfshin rimbursimin me 5% të faturave

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar mëngjesin e sotëm gratë e Elbasanit, ku kanë folur për problematikat që hasen në këtë qytet.

Kryemadhi ka thënë se në planin e LSI përfshihet 5% i rimbursimit të qytetarëve për çdo faturë emergjente.

Kryemadhi: Pjesë e programit tonë është gjithashtu edhe 5 për qindëshi i rimbursimit, sipas të cilit shqiptarët do të rimbursohen 5 për qind për çdo faturë që është emergjente.

Kemi taksën 1 për qind vetëm për arsimin, që ne e quajmë ‘Taksa e së ardhmes’. Dikush në rrugë kur po vinim këtu më tha: ‘Shumë pak ja kenë vënë atë taksën 1 për qind atyre oligarkëve, 5-10 për qind vendosjani, Edi Rama ja vuri 23 për qind’. Dhe unë ju shpresa se Edi Rama 23 për qind ua vuri profesorëve, elitës, ndërsa oligarkët i la pa taksa fare.

Kështu që, këto janë elementë shumë të rëndësishëm pasi kanë efekt të menjëhershëm në xhepin e shqiptarëve, kanë efekt të menjëhershëm në arsim ku edukohen fëmijët tanë, po ashtu ka edhe një ndikim në të ardhmen, sepse në fund të fundit një shtet që nuk mendon për të ardhmen e vet, e ka shumë të vështirë për të mbijetuar dhe për të përballuar sfidat e radhës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme