Operacioni/ DEA amerikane godet organizatën shqiptaro-kroate, kapen 324 kg kokainë në Greqi

Mediat greke duke ju referuar autoriteteve kanë njoftuar këtë të shtunë, se janë arrestuar tre drejtues të një organizate ndërkombëtarë të trafikimit të Drogës.

Gazeta e njohur “Proto Tema” shkruan se është realizuar një goditje e madhe për grupet e trafikimit të sasive të mëdha të drogës që vepronin në shumë shtete, e cila u arrit nga oficerët e policisë të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut, në bashkëpunim me DEA amerikane.

Njoftohet se në përfundim të operacionit, u konfiskuan më shumë se 300 kg kokainë e pastër dhe u arrestuan tre drejtues të një rrjeti shumë të mirë-organizuar ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Ndërsa sipas informacioneve të “Protothema.gr” qëllimi i trafikantëve ishte që në Greqi të përpunonin kokainën e pastër, duke trefishuar kështu sasinë e saj si dhe fitimin e tyre, i cili do të arrinte deri në 100 milion euro.

Dy prej të arrestuarve mësohet se janë një shqiptarë dhe një kroat të moshës 37 dhe 36 vjeç, kurse një tjetër me kombësi greke por edhe ky me pasaportë shqiptare.

Të tre trafikantë u arrestuan në flagrancë, gjatë shkëmbimit të mallit dhe parave.

Policia greke dhe DEA amerikanë konfiskuan dy automjeteve dhe një apartament ku qëndronte njëri prej të arrestuarve, të cilat përdoreshin për të shpërndarë dhe ruajtur sasinë e madhe të drogës.

Bëhet fjalë për kapjen e një sasie rekord prej 324 kg kokainë e pastër, e ndarë në 260 pako, 5,265 EUR dhe valutë të huaj, 5 telefona celularë që përdornin për komunikimet mes tyre, si dhe kompjuter laptop, etj.

Mësohet se është identifikuar edhe një person i katërt me pozicion mjaft të rëndësishëm në këtë organizatë, i cili po kërkohet nga autoritet.

Image

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme