Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se kjo forcë politike “i ka përgjigjet” për problemet shqetësuese të qytetarëve.
“Ju ftoj të njiheni me programin e rimbursimit 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje,- shkroi Kryemadhi në Fb, – prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes që do të kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve, si dhe do të shtojë të ardhurat për investime që do të krijojnë punësim, rritje të pagave dhe mirëqenie në Shqipëri.”