Ushtarët serbë brenda territorit të Kosovës, shoqërojnë ish deputetin e Listës Serbe

Ditën e sotme, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Sllavko Simic është parë në komunën e Leposavic duke bërë homazhe për 104 vjetorin e rënies së luftëtarëve të kryengritjes së Toplicës.

Afër memorialit të ndërtuar në nder të luftëtarëve të Serbisë, aty pranë qëndronin disa persona, të cilët janë të veshur me uniformë të ushtrisë serbe.

Herën e fundit që një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës pati vënë këmbët në territorin serb, u arrestua. Milosh Shoshiq, ushtar i FSK-së u pati arrestuar më 2018-ën nga policia serbe në pikën kufitare në Konçul. Ai më pas u lirua nga autoritetet serbe.

Autoritetet e vendit ende nuk kanë bërë ndonjë reagim rreth prezencës së uniformave serbe përbrenda territorit të Kosovës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme