Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falenderuar nëpërmjet një postimi në facebook, të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin për të qenë ai kryeministri I ardhshëm i Shqipërisë pas 25 prillit.
Ndërsa ka postuar përgjigjet e fundit të sondazheve, ku shqiptarët janë shprehur me 58 % se Lulzim Basha do të ishte kryeministri më i mirë për Shqipërinë, kreu I Opozitës së Bashkuar shkruan se më 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb.
‘Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Në 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb’-shkruan Basha.
© SYRI.net