U kap në vendngjarje, shkatërrohet grupi kosovar që vidhte bankomate në Maqedoni

Nëpunësit policor në SPB Kumanovë dhe Sektori për polici kriminalistike, më 02.02.2021 rreth orës 04:00 në qendrën tregtare në Kumanovë, e kanë arrestuar A.M.(40) nga Kosova gjatë përpjekjes që me dhunë të grabisë shumë të madhe të parave nga bankomati i vendosur në qendër tregtare.

Siç njoftojnë nga MPB, pas ndërmarrjes së aktiviteteve, në lidhje me këtë vepër penale, në vendkalimin kufitar në Jazhincë është arrestuar F.L. (42), B.H. (39) dhe B.A.(50) të gjithë nga Kosova.

Kundër të arrestuarve është parashtruar kallëzim penal deri te Prokuroria përkatëse në Kumanovë, ndërkaq nga gjykatësi i procedurës paraprake u është caktuar masa e paraburgimit./TV21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme