Ndodh në Maqedoni: Fëmiu 13 vjeçar shqiptar thirret për bisedë informative në policinë e Shkupit! (Dokument)

Fëmiu 13 vjeçar nga Çairi i Shkupit, Adis Berisha, është në mesin e personave që policia e Shkupit ka fituar në bisedë informative lidhur me protestën shqiptare të ditës së premte që u mbajt në Shkup.
Gazeta Lajm ka siguruar fotografinë e Adisit, si dhe ftesën për në polici, të cilat po i publikojmë me lejen e prindit të tij.

Ai është ftuar që bashkë me prindin të paraqitet “MENJËHERË” në stacionin policor “Kisella Vodë” me prindin e tij.
Siç qëndron në ftesë, Adisi akuzohet për vepër penale në bazë të nenit 279, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski, konfirmoi se policia është duke marë në pyetje pjesëmarrësit në protestë.
“Në stacione policore po thirren edhe persona tjerë lidhur me këtë rast dhe pas dokumentimit do të ngriten padi adekuate”, thotë Angellovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme