The Guardian: Koalicioni Kurti-Osmani në Kosovë përtej ideologjive, kundër korrupsionit

Media prestigjioze britanike, “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim të zgjeruar para zgjedhjeve, kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit për koalicionin mes tyre dhe ambicien që kanë për të ndryshuar përfundimisht realitetin në Kosovë.

“The Guardian” shkruan se kandidati për Kryeministër dhe kandidatja për të vijuar të jetë Presidente e Kosovës, kanë deklaruar se një aleancë e re politike është mënyra e vetme për luftimin e korrupsionit në vend. Gjithashtu në shkrim përmendet fakti se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, një koalicion si ky Kurti-Osmani mund të fitojë shumicën.

Në funksion të kësaj përmenden sondazhet që janë duke i nxjerrë të parët Kurtin dhe Osmanin si dhe fakti, se dyshja vjen nga parti të ndryshme.

The Guardian kujton se Kurti u bë i njohur që nga aktivitetet e tij studentore në fund të viteve 90, kundër regjimit ta Sllobodan Millosheviçit.

Ndërsa, Osmani, u emërua presidente në detyrë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit dhe paraqitjes së tij në Hagë, para Gjykatës Speciale.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë dakordësuar në marrëveshjen parazgjedhore që Osmani të emërohet presidente nga Kuvendi i Kosovës.

Osmani thotë se ajo dhe Kurti kanë mësuar se çfarë i duhet vendit të tyre.

“Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shkatërrojmë ne duhet të bashkojmë forcat. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka sjellë së bashku është diçka shumë më e fortë dhe që po lufton armikun kryesor të brendshëm të vendit tonë – kapjen e shtetit. Nuk është se na mungojnë institucionet për të luftuar korrupsionin, por ishte vullneti politik. Sapo politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, ai depërton nëpër sistem”, citohet Osmani.

Ajo thotë se votuesit s’janë më të interesuar për premtime elektorale e ideologji.

Kurti ndërkaq tha se: “Korrupsioni ka qenë i madh, por është shumë i përqendruar në krye, ne besojmë se mund ta mposhtim atë”.

Ai argumenton se mungesa e sundimit të ligjit pengon investitorët.

“Shakaja në Kosovë është pse makiatot janë kaq të mira dhe përgjigjja është sepse ato bëhen nga ata me master në sociologji”. Të ardhurat nga diaspora arrijnë 1.5 miliardë euro në vit kur buxheti i shtetit është 2.5 miliardë euro.

Të dy kandidatët mirëpresin njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Uashingtonin për çështjen e ambasadës.

Kurti tha: “Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje midis Uashingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka kontradikta, super fuqitë e tjera si Rusia do të përfshihen”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme