Fillon sot në Maqedoninë e Veriut paraqitja për vaksinimin ndaj COVID-19

Stacioni online përmes të cilit qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të mund të paraqiten për vaksinim kundër COVID-19 duhet të funksionojë prej ditës së sotme.

“Secili vetë do të mund të paraqitet, ndërsa sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë cilat janë prioritetet”, informoi dje ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe.

I pyetur se si do ta kenë kontroll se mjekët familjarë u janë paraqitur pacientëve të tyre, Filipçe tha se kjo do të bëhet në një mënyrë që të ketë një konfirmim mbrapa në sistemin “Termini im” se janë të mendimit që të vaksinohen.

“Ne e kemi listën e saktë. Tani po flasim për kategorinë tjetër me përparësi të qytetarëve të moshuar mbi 70 vjeç të cilët gjithashtu hyjnë në këtë, të themi, raundin e parë të vaksinimit. Pas kontaktit nga mjeku i familjes, informacioni regjistrohet në sistemin “Termini im” në të cilin deklarohet vullneti për vaksinim dhe bëhet orari i saktë me kohën dhe pikën sipas afërsisë në lidhje me vendbanimin dhe kjo është e mjaftueshme për të caktuar një takim dhe është normale që qytetari të pritet të vaksinohet”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi vizitoi poliklinikën Bit Pazar, ku do të ruhen vaksinat kundër COVID-19.

Në harmonizim me kapacitetin e kuadrit shëndetësor, në disa poliklinika de shtëpi të shëndetit do të ketë nga shumë pika për vaksinim të cilët do të punojnë në dy turne që të mund të imunizohen numër më i madh i qytetarëve.

“Ky plan të cilin e kemi bërë, operativ sipas numrit të vaksinave, i cili do të jetë në dispozicion, sipas orarit tashmë është bërë para së gjithash si grup më me prioritet për vetë punëtorët të cilët punojnë me pacientë për COVID-19, si do të paraqiten, si do të pranohen dhe në cilin vend saktë do të zbatohet vaksinimi. Në atë kuptim biseduam për atë se si do të organizohen pikat në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, në poliklinikat “Çento”, “Bukuresht” dhe “Jane Sandanski” me disa pika fizikisht nëpër ndërtesat në dy ndërrime dhe nga një ndërrim në poliklinikat “Gjorçe Petrov” dhe “Mllin Ballkan”. Në praktikë të gjitha shtatë poliklinikat do të jenë aktive”, theksoi Filipçe.

Deri në fund të shkurtit në shtet pritet të arrijnë 200.000 vaksina nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Në mars priten vaksinat e “AstraZeneka” në pajtim me mekanizmin Covax. /abcnews.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme