Rëndohet nga dëbora dhe ngricat, situata në fshatrat e përmbytur të Shkodrës prej 39 ditësh tashmë. Sot në mëngjes në Dajç, hidrometri shënon 6.60 cm dhe1800 ha tokë bujqësore janë në ujë në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar fushore. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metër. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet prioritare.
Rrugë të bllokuara ka në Darragjat, Shirq, Urrelat e Shirqit , kulartësie e ujit arrin 140 cm në rrugë. Shtëpi të përmbytura janë 9, por uji është larguar. Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.
Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore. SPZ e zonës eshte në gatishmëri, qendrat shendetësore jane në gatishmëri
Energji elektrike ka me ndërprerje të herëpasherëshme.
BERDICE
800 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush, Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme. Janë 7 shtëpi banimi të rrethuara nga uji në fshatin Trush por uji ka ngrirë akull. Prezencë uji ka në lagjet Maksuti dhe Qokthi. Rruga e Velipojës, me përjashtim të pjesës së harkut ku kryqëzohet me rrugën e vjetër, nuk ka ngrica
Segmenti Berdicë e Mesme- Berdicë e Madhe- Trush, deri tek Urat e Gjon Lulit, nuk ka probleme.
ANA E MALIT
1250 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj). Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë prioritare. Po pritet të ulet sasia e ujit që të transportohet ushqim për bagëtitë në Obot.
Rruga e Obotit e bllokuar rreth 110 cm lartësi uji në rrugë. Shtëpi të përmbytura 2. Prezencë uji në oborre rreth 100 (fshati Obot). Shume garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatn Obot. Rreth 106 shtëpi në Obot janë të rrethuara nga uji.
Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan (lagjia Xhakaj 4 shtëpi me prezencë uji në oborre dhe lagja Kurtalije 8 shtëpi me prezencë uji në oborre). Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45-16:00 tek lagja Goricë. Rruga e Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Qendrat shendetësore në gatishmëri
Energji elektrike ka në të gjithë zonën.
SPZ e zonës në gatishmëri.
UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate) dhe banorët e fshatrave Muriqan e Velinaj
Varkat e ushtrisë, reparti BMR Tiranë janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.
E bllokuar rruga e Goricës, mbi 20- 25 cm ujë (kalojnë vetura me vështirësi.
VELIPOJE
Sipërfaqe toke në total 250 ha të përmbytura në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri .Fshati Mali Kolaj nuk furnizohet me uje sepse është stakuar pompa për shkak të përmbytjeve. Shtëpi të përmbytura nuk ka. Prezencë uji në oborre në 4 shtëpi. Energji elektrike ka. Qendrat shendetësore në gatishmëri. SPZ e zonës në gatishmëri. Rrugët janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme.
© SYRI.net